Kryeministri shqiptar nuk ka qenë i shoqëruar nga forcat e sigurisë së vendit mikpritës, Mbretërisë së Bashkuar. Ky fakt ka rënë në sy të punonjësve shqiptarë të Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH). Në fakt, shoqërimi i kryeministrit nga forcat e sigurisë ose policia e vendit përkatës është një procedurë rutinë, që duhet të kërkohet nga Ambasada e Shqipërisë në vendin që viziton kryeministri.
Në këtë rast, i takonte ambasadorit Mal Berisha që të kujdesej që më parë për këto detaje të vizitës së kryeministrit Rama në Londër, por duket se këto masa nuk janë marrë nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Arsyeja mund të jetë vetë ambasadori Berisha, një nga njerëzit që, përveç mbiemrit të njejtë me ish-kryeministrin, ndan me të edhe një besnikëri dhe miqësi të ngushtë. Mal Berisha është nga të paktët ambasadorë të Shqipërisë, që janë shprehur hapur në media kundër Edi Ramës në kulmin e fushatës së fundit zgjedhore parlamentare.
Shkrimi u publikua sot (22.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com