Ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith dhe i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach kanë zhvilluar këtë të mërkurë me presidentin e ri të vendit, Bajram Begaj.
I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach, ka zhvilluar një takim edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën ku u ndalën te problematikat e Ballkanit.
“Ambasadori Alastair King-Smith dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, u takuan me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj, dhe e përgëzuan për zgjedhjen si Kryetar i ardhshëm i Shtetit. Ata vlerësuan qëllimin e tij për t’i shërbyer interesave afatgjata të popullit shqiptar”, ka njoftuar ambasada.
Ambasadori britanik ka deklaruar se tematika diskutimit ka qenë siguria rajonale. Ai është shprehur se do të angazhohen bashkë me presidentin e zgjedhur Begaj që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria të adresojnë sfidat e përbashkëta.
“Diskutuam rëndësinë e sigurisë rajonale, duke adresuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve dhe garantimin e standardeve më të larta në detyrat publike dhe emërimet. I dërguari i Posacëm, Sir Stuart Peach, ndodhet në vizitë dy ditore në Shqipëri me synimin pët të përforcuar angazhimin e Britanisë për të bashkëpunuar me udhëheqësit shqiptarë dhe liderët e tjerë, për të promovuar në të gjithë rajonin institucione të forta demokratike dhe shoqëri të hapura.
Si aleatë të ngushtë, do të angazhohemi me Presidentin e zgjedhur Begaj që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria të adresojnë sfidat e përbashkëta dhe të krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi për të dyja vendet tona” – tha Ambasadori Alastair King-Smith.
Ministrja e Punëve të Jashtme, OIlta Xhaçka ka pritur ditën e sotme të dërguarin special britanik për Ballkanin e Hapur, Sir Stuart Peach. Gjatë diskutimit, Xhaçka është shprehur në një postim në Tëitter për suksesin e bisedës me të dërguarin. Ministrja theksoi se ranë në një dakordësi sa i përket luftës në Ukrainë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i cili kërkon avancim dhe përmirësimi i situatës në Bosnjë- Hercegovinë.
"Kënaqësi e madhe për të pritur të dërguarin special të BB-së, Sir Stuart Peach. Bisedë shumë e mirë për situatën në #BB & Coop. në #KSB . Dakord me Sir Peach se lufta, kërkon avancimin e dialogun Kosovë-Serbi dhe përmirësimin e situatës në BiH (Bosnjë-Hercegovinë). Mirënjohës për përkushtimin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj sigurisë së BB"- shkruan ministrja në Twitter.
Ndërkohë kujtojmë se i dërguari special pati një takim fillimisht me Presidentin e ri të zgjedhur të vendit, Bajram Begaj sëbashku me ambasadorin britanik në Shqipëri.
Great pleasure to host WB's ????????Special Envoy Sir Stuart Peach. Very good conversation on situation in #WB & coop. in #UNSC. Agreed with Sir Peach that war in ???????? necessitates advancing ???????? -???????? dialogue & improving situation in BiH. Grateful for dedication of UK Gov to WB security pic.twitter.com/NjG3Nu8LZ5
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) June 8, 2022