Ambasadori gjerman: E rëndësishme që Kosova së shpejti të ketë qeveri funksionale

 Ambasadori gjerman: E rëndësishme që Kosova së shpejti të ketë qeveri funksionale

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se është e rëndësishme që Kosova së shpejti të ketë qeveri funksionale.

Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, lidhur me dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga pozita që ka, Heldt ka thënë se Gjermania respekton, “pavarësinë e Dhomave të Specializuara dhe vendimin e kryeministrit Haradinaj që për shkak të ftesës të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit".

“Kosova vazhdon të ketë përballë sfida të rëndësishme politike, në veçanti dialogun politik me Serbinë dhe reformat e brendshme politike. Është e rëndësishme që Kosova së shpejti të ketë një qeveri funksionale”, është shprehur ndër të tjera ambasadori gjerman.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten nga pozita që ka pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Gjatë ditës së hënë ai përmes një letre i ka njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e tij. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro