TIRANË - Gjermania mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Deklarat u bë sot nga Ambasador i Gjermanisë në Tiranë Hellmut Hoffman, gjatë Forumit të Politikës së Jashtme me temë “Perspektiva Gjermane mbi zgjerimin Europian”, të organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare.
Sipas ambasadorit Hoffman, Ballkani është një rajon kyç për zhvillimin për Europën edhe pse duhet pranuar se ka qenë një zonë me konflikte të shumta.
“Optika e integrimit në BE mobilizon reforma në Ballkan. Ne, si Gjermani jemi përpjekur të investojmë në këto struktura për të forcuar sigurinë në Ballkan, duke e larguar përgjithnjë nga konfliktet e së shkuarës”, theksoi ambasadori Hoffman.
Duke u ndalur në vendin tonë, ambasadori i Gjermanisë vlerësoi se po bëhet një punë e mirë, por ka ende rrugë për të bërë. “A do jetë qeveria e re e aftë për të depolitizuar administratën? A do jetë efektive lufta ndaj korrupsionit?…etj, këto janë disa nga pikëpyetjet që Bashkimi Europian ka lidhur me Shqipërinë, por ne jemi optimistë”, nënvizoi ambasadori gjerman, Hellmut Hoffman.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com