Ambasadori gjerman në Shqipëri: Duhet më shumë transparencë me tenderat

TIRANE- Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, gjatë takimit të zhvilluar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Tiranë, me në fokus rritjen e  tregtisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve ka sugjeruar që Shqipëria të punojë më tepër për rritjen e transparencës në mënyrë që të përthithen investimeve të huaja.

“Tregtia mes dy vendeve tona fatkeqësisht ishte e ulët. Duhet më shumë transparencë dhe llogaridhënie e vendimeve administrative duke pasur parasysh çështjet që kanë të bëjnë me pronat tenderët por edhe projektet e infrastrukturës këto ja në vetëm disa nga elementët thelbësor”, tha ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf.

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se deri në tetor të vitit të kaluar investimet direkte gjermane në vend arritën në 12 milionë euro.

“Në muajin tetor 2019, numri i bizneseve gjermane ato të përbashkëta Shqipëri gjermani ka arritur në shifrën e 230 biznese. Stoku i investimeve direkte në Gjermani në fund të tremujorit të tretë të 2019 arriti 163 milionë euro dhe fluksi i investimeve të huaja direkte arriti për tremujorin e tretë ishte në vlerën e 12 milionë euro”, tha Denaj.

 Nga ana tjetër Presidentja e Shoqatës Stephanie Sieg ka ngritur shqetësim emigrimin, ajo tha se punëtorët e kualifikuar largohen jashtë vendit.

“Si çështje shqetësuese është emigrimi i vazhdueshëm i shqiptarëve me aftësitë e duhura për të punuar në vende të tjera, ne do të punojmë me Ministrinë e Financave dhe atë të Arsimit për të gjetur zgjidhje që këta persona të punojnë në Shqipëri”, u shpreh presidentja e DIHA-s.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nailja: 02/02/2020 01:49

    Po o gjermono po,,prit transparence nga anila me floket gjithe yndyre dhe te lyera ,,qe sa here qe zgjohet ne mengjes ,,shkon tek pasqyra dhe thote si ka mundesi qe me zgjodhen mua si ministre..une as ja kam haberin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…