Ambasadori gjerman Karl Bergner u takua sot me kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani dhe një sërë anëtarësh të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ai nënvizoi rolin e rëndësishëm, që KLP luan në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në Shqipëri.

Ambasadori theksoi sërish rëndësinë e zgjedhjes së ardhshme të pasardhësit në detyrë të Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK.

“Bergner theksoi sërish rëndësinë e zgjedhjes së ardhshme të pasardhësit në detyrë të Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK: "Nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të të gjitha niveleve dhe krimit të organizuar.

Eshtë e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs. Ne kemi besim, se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm', thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Tiranë.