AMBASADORI GJERMAN HOFFMAN GARANTON AVOKATIN E POPULLIT TOTOZANI PER MBESHTETJE
Ambasadori gjerman Hoffman ka afruar konsulencën e vendit të tij për të mbështetur reformat në Shqipëri gjatë një takimi me Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Duke u ndalur gjatë bisedës tek zhvillimet politike në vendin tonë, Hoffmann ka theksuar se po “pritet me interes zyrtarizimi i mandatit të ri qeveritar dhe ecuria e zhvillimeve politike”.
“Ne e presim me interes zyrtarizim e mandatit të ri qeveritar. Është detyra jonë t’i vëzhgojmë me vëmendjen e duhur zhvillimet politike. Shqipëria ka 1 shans të mirë të bëjë përpara me reformat. Jam i sigurt që në këtë drejtim do të shënohet një hap i ri. Në momentin që do të kërkohet konsulenca tonë jemi të gatshëm të mbështesim në këtë drejtim. Unë njoh mjaft mirë situatën, dhe shpreh mbështetjen gjermane për energjinë”, u shpreh ambasadori i Gjermanisë në Tiranë.
Ndërkaq, ambasadori Hoffmann u ndal edhe tek çështja e komunitetit rom, duke u shprehur se kjo është një tematikë shqeyësuese për edhe për shumë shoqëri në Europë, ndërsa theksoi se duhet të gjendet një zdhihje konstruktive.
“Kam patur mundësi që javën e fundit të ndjek mediat e ndryshme që kanë trajtuar çështjen rome. Kjo tematikë preokupon edhe shumë shoqëri të tjera në Europë. Ddimë që është temë vërtet delikate dhe e rëndësishme. Unë për Gjermaninë mund të them që shumë institucione përpiqen për gjetjen e një zgjidhje konstruktive. Shumë institucione duhet të luajnë rolin e tyre për këtë tematikë. Jam i sigurt që në Tiranë dhe Shqipëri të gjithë faktorët do të angazhohen t’i gjëjnë zgjidhjen në mënyrë demokratike kësaj çështje. Kjo është tematikë që duhet të merren edhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët mund të japin një zgjidhje shumë të çmuar”, u shpreh ambasadori Hoffmann.
Nga ana e tij, Avokati i Popullit Igli Totozani u ndal tek fondet e dhëna për këtë komunitet, dhe në nevojën për t’i dhënë përgjigjë pyetjes nëse këto fonde janë shpërdoruar apo jo.
“Pyetja a janë shpërdoruar fondet e KE duhet t’i drejtohen Komisionit Europian. Këtë përgjigje për mua duhet ta japë KE. Debarti real në shoqëerinë tonë është debati se çfarë do të bëjmë si qytetarë ndaj një pjese të këtyre qytetarëve, atyre romë. Një pjesë e këtyre qytetarëve jetojnë në rrezik për jetën sepse jetojnë në një prej akseve me lëvizje më të madhe në rrugën e Kavajës. Shoqëria shqiptare duhet të kërkojë të vërtetën”, tha Totozani.
Duke u ndalur tek zhdukja e qindra fëmijëve romë në Athinë, Totozani tha se “Para 2-3 muajsh na erdhi kërkesë nga Ministria e Punëve të Jashtme për kryerjen e hetimeve për fëmijët romë të zhdukur. Ne kemi rihapur dosjen dhe në varësi të informacioneve që kemi do të marrim ato veprime që na lejon ligji. Jemi duke e ndjekur si çështje”.
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Elberta Spaho/Shqiptarja.com)