Ambasadori gjerman: Palët të ulen në dialog për të zgjidhur bllokadën! Vendi pa gjykata për shkak të reformave

Palët në Shqipëri duhet të shkojnë drejt një dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për të zgjidhur bllokadën ku ndodhet tashmë vendi ynë. Ka qenë kjo deklarata e ambasadorit gjerman  Peter Zingraf gjatë një vizite në veri të vendit gjatë ditës së sotme. 

Ndërsa lidhur me mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë , ambasadori gjerman vuri në dukje se kjo është pasojë e reformave pozitive dhe për mbylljen e këtyre reformave duhet durim.

Po të ishit ju banor i Shqipërisë si do e konsideronit këtë demokraci?

Në fakt unë nuk do të doja të spekulojë këtë situatë në Gjermani. Fakti qe gjykatat e nivelit te larte kushtetuesja dhe gjykata e Larte nuk jan funksionale momentalisht është rezultati i nisjes një sëre reformash pozitive dhe pikërisht përmbyllja e suksesshme te këtyre reformave duhet të kemi durim. Nje rrugë kjo që duhet të kalojë përmes institucioneve politikës shqiptare, dhe të drejtesise shqiptare. Unë nuk dua të jem arbitër në këtë kontekst por më lejoni të them gjithashtu që kemi mbërritur në një situatë që e cilësoj bllokadë e cila shpresoj shumë të zgjidhet në të ardhmen.

A mendoni se u përfshi në 3 pikat mungesa e konsesusit të mazhorancës dhe opozitës për të gjetur një gjuhë të përbashkët?

“Ajo që ju e cilësuat si te njëanshme si situatë të njëanshme të pushtetit lokal dhe qendror është në një farë mënyre dhe rezultat i faktit që opozita braktisi parlamentin dhe nuk pranoj të merrte pjesë në zgjedhje mendoj që situata është më komplekse se kaq. Në gjithë sa ne kemi thënë deri tani unë paraardhësja ime përfaqësues të ndryshëm të Bundestagut shfaqet fuqishëm kërkesa për thirrje drejtuar forcave politike të qeverisjes sikurse dhe të opozitës për një dialog konstruktiv, e cila të ketë një shkallë inkluziviteti sa më të gjerë sikurse dhe për krijimin e një demokracie sa më stabël sa më të qëndrueshme dhe këtë kërkesë do e gjeni të shprehur kaq fuqishëm në gjitha dokumentat e Bundestagut gjerman të partnerëve tanë në BE.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj