Ambasadori grek në Brazil u vra
nga një oficer policie

Ambasadori grek në Brazil u vra<br />nga një oficer policie
Policia braziliane ka deklaruar se ambasadori grek, Kyriakos Amiridis, është vrarë nga një oficer i policisë lokale, i cili ka pasur një marrëdhënie me bashkëshorten e ambasadorit.

Trupi i ambasadorit është gjetur i djegur në makinën që ai kishte marrë me qera, në periferi të Rio De Janeiro.

Sipas një deklarate të autoriteteve braziliane, oficeri i policisë, Sergio Moreira, e ka pranuar vrasjen.

Momentalisht për këtë ngjarje përveç oficerit të policisë i cili është arrestuar si autori i krimit, janë arrestuar nga policia edhe kushëriri i tij dhe bashkëshortja e ambasadorit grek, Francoise Amiridis, pasi mendohet se kanë bashkëpunuar për realizimin e vrasjes.

Ambasadori grek dhe bashkëshortja e tij, jetonin bashkë prej 15 vitesh dhe kanë një vajzë 10 vjeçare.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot