TIRANE- Ambasadori i Greqisë, Leonidhas Rokanas, vendi i cili mban edhe presidencën e radhës në Bashkimin Europian së bashku me kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi zhvilluan dje një seancë dëgjimore me anëtarët e Komisionit të Integrimit nga ku theksuan se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të marrë statusin e vendit kandidat në qershor. “Ky do të jetë viti i rëndësishëm për BE-në, sepse do të zhvillohen edhe zgjedhjet. Prioritet kryesor i BE-së mbetet zgjerimi dhe kjo është parë edhe tek konkluzionet e dhjetorit. Ministrat janë angazhuar në perspektivën evropiane të këtij rajoni.
Zgjerimi mbetet një nga politikat kryesore të BE-së”, tha diplomati grek. Në fjalën e tij, ambasadori i shtetit fshqinj prezantoi katër prioritet e presidencës greke ku një ndër ta ishte edhe projekti i “Mesdheut”. Rokanas theksoi se në këtë projekt kanë të bëjnë politikat detare. Ai shtoi më tej se çdo nismë që synon zhvillimin e aktiviteteve detare është e lidhur ngushtë me Shqipërinë. “Çdo aktivitet lidhur me detin ka rëndësi për zhvillimin e bregdetit dhe turizmin, që janë të rëndësishme edhe për Shqipërinë. Gjithashtu do të bëhet edhe promovimi i inisiativës Adriatiko-Joniane.
Synohet që KE të dalë me një raport për këtë çështje dhe vendimi zyrtar do të dalë gjatë Presidencës italiane. Kjo inisiativë ka sjellë 4 prioritete që janë; politikat e zhvillimit ndërkombëtar, turizmi, mjedisi dhe transporti”,- tha diplomati grek. Po ky projekt i lançuar nga presidenca greke duket se do ti përshpejtoj edhe më shumë hapa e vendosjes së kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë pasi vënia në jetë të kësaj iniciative do të kërkoi edhe kufij të qartë ndërmjet dy shteteve.
Shkrimi u publikua sot (21.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com