TIRANE - Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Martin de la Beij bëri dje të qartë në një leksion me studentët e Akademisë Diplomatike Shqiptare në Tiranë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jenë kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Kusht i domosdoshëm janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të cilat zhvillohen vitin e ardhshëm dhe indikatori nuk ka të bëjë vetëm me procesin e shkruar në letër, por me rezultatin e gjithë procesit zgjedhor”, -tha ai në leksionin e mbajtur në Akademi, që përfundoi pasditen e djeshme vonë rreth orës 19.00.
Ambasadori holandez u shpreh se për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, është bërë shumë por “shumë ka mbetur për tu bërë”.
Ambasadori tha se Holanda promovon vlerat më të larta të një shoqërie demokratike, të cilat duhet ti mbartin të gjitha shtetet aspirante “që pretendojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian”.
Ambasadori kujtoi në këtë leksion edhe marrëdhëniet e mira midis mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Shqipërisë. Në fund të leksionit, ai iu përgjigj edhe pyetjeve të bëra nga studentët.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dje, "Vëzhguesit": Të mblidhet KQZ, Nishanit: Cakto datën e zgjedhjeve