TIRANE - Ambasadori Holandez Martin De la Beij, konfirmon vendimin e qeverisë së tij për të mos votuar dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, në mbledhjen e Këshillit Europian që do të zhvillohet në dhjetor. Në një intervistë për të përjavshmen shqiptare "Java" ambasadori De la Beij thotë se qeveria holandeze është në dijeni të rekomandimit të Komisionit Europian, porse Holanda mendon se "Shqipëria nuk është ende gati për statusin e vendit kandidat".
"Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ende nuk ka treguar të ketë arritur ndonjë rezultat. Raporti përcakton qartazi se Shqipëria duhet të ndërtojë një bazë të besueshme të dhënash që tregojnë se në Shqipëri është e mundur jo vetëm të miratohen ligjet por edhe të ekzekutohen e të zbatohen. Dhe ky nuk është akoma rasti, Shqipëria ende nuk ka arritur në këtë stad prandaj Holanda mendon se është ende shumë herët që t'i jepet statusi i vendimit kandidat."- citohet të ketë thënë ambasadori Martin De la Beij, në një intervistë të botuar sot në gazetën e përjavshme "Java".
I pyetur nëse është e saktë se vota e vendit të tij do të jetë sërish negative edhe nëse votohen tre ligjet e mbetura në Kuvend, (pr/ligji për Gjykatën e Lartë, statusi i nëpunësit civil dhe reforma parlamentare) ambasadori holandez është përgjigjur: "Ka ende shumë gjëra që duhet të bëjë Shqipëria, në mënyrë që të plotësojë të gjitha prioritetet e përcaktuara në axhendë, mes të cilave janë dhe 3 kushtet e përmendura në raportin e KE."
Në fund të intervistës ambasadori shpreh gatishmërinë e Holandës për të mbështetur Shqipërinë por shton se "gjithsesi, është Shqipëria ajo që duhet të bëjë përpjekjet e duhura për të plotësuar kriteret dhe të tregojë se është e mundur të zbatohen këto kritere. Populli Shqiptar e meriton statusin." mbyll intervistën për gazetarin Skënder Minxhozi, Martin de la Biej.
Shqiptarja.com në një shkrim të publikuar më 26 tetor informoi për qëndrimin negativ që qeveria e Holandës do të mbante në mbledhjen e Këshillit Europian që do të zhvillohet në dhjetor.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com