Ambasadori holandez: Vendi
rrezikohet nga përmbytjet

Ambasadori holandez: Vendi<br />rrezikohet nga përmbytjet
Henk van den Dool, kryediplomati i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, e nis intervistën me një mesazh të veçantë. Ai i shpreh simpatinë dhe solidaritetin banorëve të zonave të bllokuara nga bora, por hedh edhe një mesazh alarmant: "Duket se përmbytje të mëdha do të jenë të paevitueshme!".
Van den Dool thotë se shqiptarët nuk duhet të jenë objekt ping-pongu politik në këtë situatë dramatike. Përpara se t'iu përgjigjem pyetjeve tuaja, më lejoni të përfitoj nga ky rast për të përcjellë - në emër të vendit tim - ndjenjat e ngrohtatë simpatisë dhe solidaritetit me të gjithë individët dhe familjet që vuajnë nga kushtet e pazakonta të këqija të motit. Mbështetja po tregohet nga të gjitha anët. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që mbështetja të jepet në një mënyrë të koordinuar, në mënyrë që kjo fatkeqësi natyrore të mos bëhet pre e përfitimeve apokeqpërdorimeve politike. Shqiptarët që janë bllokuar në dëborë nuk e meritojnë të bëhen objekt i ping-pongut politik. Unë dëshiroj të shpreh shqetësimin tim për atë çka mund të ndodhë kur dëbora të fillojë të shkrijë, gjë e cila është e paevitueshme. Duket se përmbytje të mëdha do të jenë të paevitueshme. Vitin e kaluar gjatë përmbytjeve që ndodhën në veri të Shqipërisë ne sollëm disa ekspertë holandezë, të cilëtkonkluduan me një numër propozimesh për mënyrën se si mund të menaxhoheshin këto probleme në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Është vërtet një fatkeqësi që tani, më shumë se një vit më vonë dhe me probleme që shfaqen në horizont, më duhet të dëshmoj se zor se është ndërmarrë ndonjë veprim konkret.

Si i komentoni përfundimet e ekspertizës së FBI, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit?
E gjithë çështja e 21 janarit dukshëm po zgjatet shumë. Kjo nuk është diçka e mirë për drejtësinë, është keq për imazhin e Shqipërisë dhe mbi të gjitha duhet të ketë qenë jashtëzakonisht shumë stresuese dhe e mërzitshme për të afërmit e katër viktimave. Ata më shumë se kushdo tjetër kanë të drejtën tëkërkojnë drejtësi. Ata ende po përpiqen të mësohen me faktin se baballarët e tyre, bashkëshortët, bijtë e tyre nuk do të kthehen më asnjëherë në shtëpi. Ata nuk janë të interesuar në lojërat politike që rrethojnë këtë episod të errët. Ata thjesht kërkojnë përgjigje.

(Marrë me shkurtime nga Revista Java)

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë