Ambasadori Hovenier: Autorët e krimit në Banjskë të mbahen plotësisht përgjegjës

Ambasadori Hovenier: Autorët e krimit në Banjskë të mbahen plotësisht përgjegjës

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në një vjetorin e vrasjes së tij në krye të detyrës në Banjskë.

Hovenier ka bërë thirrje që autorët e sulmit terrorist të mbahen përgjegjës.

“Sot iu bashkova Qeverisë së Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës.”, ka shkruar ambasadori Hovenier në rrjetin social X.

Gjatë ditës kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlën kanë vizituar familjen e tij.

Pas vizitës, krerët e shtetit bënë homazhe para varrit të tij në varrezat e Samadrexhës në Vushtrri.

Të pranishëm ishin edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, ambasadori i Amerikës në Prishtinë, Jeffery Hovenier, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, djali i Bunjakut dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?