Drejtësia dhe Vettingu ishin kryefjalë e deklaratës së ambasadorit hungares në Tiranë, Antal Heizer.
Gjatë një vizite në Shkodër, ai u shpreh se Vettingu është në interes të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj drejt BE.
"Vettingu është në interesin tuaj, në interesin e Shqipërisë.
Shqipëria nuk mund të bëjë hapa para për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian pa përfunduar Vettingun. Shpresoj që Parlamenti i ri do ta shpejtojë atë.
Kështu që mendoj se gjërat janë në rrugën e duhur, ndoshta jo aq shpejt sa ne do të dëshironim, por janë në drejtimin e duhur", u shpreh ambasadori Antal Heizer.
Ky është apeli i radhës i një diplomati që kërkon hapa më të shpejtë në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë. Drejtësia shihet si çelësi kyç për integrimin e vendit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com