Ambasadori i BE Gonzato mesazh gazetarëve: Angazhohuni për të vërtetën! Për të qenë gati për BE, duhet liri fjale

Intimidimet dhe dhuna ndaj gazetarëve nuk kanë vend në demokraci, tha ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato në një konferencë me gazetarët  mbi vështirësitë e punës së tyre, lirinë e shtypit dhe për të drejtën e informimit.

Në konferencën e organizuar nga  “Reporterë pa Kufij” ambasadori i BE-se, ambasadori nënvizoi se endet që nuk kanë liri të fjalës, nuk janë gati për në BE.

“Është fakt që në progres raportin e 2023 ne theksuam disa shqetësime siç është ndërthurja mes mediave, biznesit dhe interesave politike që është një situatë e pashëndetshme. Diskutuam për pronësinë e medias e cila ndikon në cilësinë dhe pavarësinë e gazetarisë. Theksuam gjithashtu nevojën për forcimin e institucioneve kryesore të pavarësisë, si rregullatorin e medias dhe transmetuesin publik. Vumë në dukje dhe rastet e intimidimit dhe dhunës së gazetarëve që nuk kanë vend në demokraci. Të gjitha këto çështje janë thelbi i negociatave me Shqipërinë për hapjen e negociatave. Për ne liria e fjalës është një indikator i qartë që një vend është gati për BE.

Të krijohet një mjedis ku dezinformimi, autocensura të mos të lulëzojnë. Gazetarët duhet të gëzojnë stabilitet punësimi dhe përftime sociale pa të cilat liria e tyre është në rrezik.

Vendimtare është që ju personalisht të angazhoheni për të thënë të vërtetën, çdo ditë. Presim një harmonizim të legjislacionit në Shqipëri për shpifjen me standardet europiane.  Presim të shohim një treg mediatik, transparent. Transmetues publik të pavarur. Rregullator të pavarur. Transparencë në pronësinë e mediave.

Duhet të ketë rregulla të qarta për financimin e mediave dhe reklamat publike. Mesazhi që BE ka dhënë është i qartë. Qeveritë dhe autoritetet publike janë të parët që kanë përgjegjësi për të krijuar një mjedis të favorshëm për median dhe kjo vlen dhe për Shqipërinë. Të gjitha këto janë thelbi i negociatave me Shqipërinë", tha Gonzato.

Përfaqësuesi i Organizatës “Reporterë pa Kufij", Antoine Bernard, tha se Shqipëria nuk ka asnjë përmirësim domethënës me lirinë e shtypit qysh nga viti 2022, kur ekspertë të saj ishin në Tiranë.

Ajo mbetet e fundit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Index-in e Lirisë së Shtypit të RSF-së për vitin 2023, e renditur 96 mes 180 vendeve.

“Media shqiptare mbetet e dobët përballë presioneve politike dhe ekonomike, ndërsa siguria e gazetarëve shqiptarë është në rrezik”, tha Bernard.

Drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, e vuri theksin tek transparenca financiare e mediave.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres