/ATSH/ -Ambasadori i Shtetit të Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, i paraqiti sot letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Ambasadori Rodkin pason në detyrë ish-ambasadorin David Cohen. Ai shoqërohej nga zëvendësambasadori Tsach Saar.
"Këtë mëngjes unë i paraqita kredencialet e mia Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Ka një miqësi e thellë mes dy popujve dhe qeverive. Qëllimi: ta ruajmë dhe ta ushqejmë miqësinë", ishte mesazhi i ambasadorit Rodkin i publikuar në faqen e tij në Facebook.
/Shqiptarja.com