Pas më shumë se 40 ditësh protesta në Tiranë, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, i ka cilësuar ato një shprehje normale të jetës demokratike, duke vlerësuar faktin se në përgjithësi janë zhvilluar në mënyrë paqësore. Nga Korça, diplomati theksoi se e drejta e qytetarëve për të protestuar duhet të respektohet, ndërsa u bëri thirrje palëve të nxisin dialogun politik.
"Protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike dhe më vjen mirë që Shqipëria është një vend ku ato mund të organizohen. Në përgjithësi, pas më shumë se një muaji, nuk ka pasur incidente të rëndësishme dhe qytetarët kanë protestuar në mënyrë civile e paqësore. Ne jemi shumë të kujdesshëm që e drejta e qytetarëve për të marrë pjesë në protesta të respektohet nga autoritetet dhe inkurajojmë dialogun kur kjo është e mundur."
Ambasadori sqaroi se OSBE-ja nuk mban qëndrim për kërkesat politike të protestuesve, pasi kjo nuk bën pjesë në mandatin e organizatës, por theksoi se mbrojtja e të drejtës për tubim paqësor është një parim themelor.
I pyetur për polarizimin politik në vend, Tarran tha se ekzistenca e forcave politike me qëndrime të ndryshme është një tipar normal i demokracisë. Megjithatë, sipas tij, problemi në Shqipëri mbetet mungesa e dialogut dhe mënyra se si zhvillohet debati politik.
"Fakti që ekzistojnë pole të ndryshme politike është diçka normale në një demokraci. Problemi është se dialogu politik në Shqipëri nuk është në nivelin e duhur, jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për mënyrën si zhvillohet. Mund të kesh qëndrime krejtësisht të kundërta, por ato duhet të shprehen me respekt. Gjuha e urrejtjes nuk është e pranueshme."
Ambasadori bëri të ditur se OSBE-ja do të vijojë të punojë për të nxitur dialogun dhe për të luftuar gjuhën e urrejtjes në diskursin publik, duke theksuar se mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen përmes debatit demokratik dhe respektimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Komente











Shume faleminderit anbasadorit te OSBE po ne opoziten shqiptare duke vecuar Berishen qe gjithe jeten ka luftuar vetem per te pasuruar familjen e tij ne kurriz e duke shfrytezuar popullin shqiptar ,kemi 2 opozitare te tjere Tabakun dhe Bardhin tradhetaret e betuar te partis demokratike dhe shtetit shqiptar.Te gjithe anterave te partis socialiste ,militanteve dhe simpatizanteve nga klika e ketyre te dyve dhe gjithe opozitareve te sotem u eshte vendosur nje epitet qe quhet patronazhizem dhe nuk lene rast pa sulmuar duke perdorur kete epitet qe me pak fjale eshte nje racizem i hapur.Nuk do detyrojn keta sharlatan te ashtuquajtur politikan te ushtrojn dhune psikologjike te nje pjes e mire dhe e shendetcme te shoqeris shqiptare per idet e tyre dhe per cfare ata pelqejn apo mbeshtesin!Ky eshte nje problem shume serioz dhe vecanerisht per Gazmend Bardhin duhet hapur proces i vecant gjyqesor ,u mundua kete racizem ta pervetesoj e gjithe protesta paqesore qe vetem paqesore nuk eshte u mundua ta percjelli me pa turpesin me te madhe dhe ne parlamentin evropian bashk me akuzen e pa baza e pa vertetuar te vjedhjes se votave!! Ne kulturen e drejtesis evropiane dhuna psikologjike e ushtruar vazhdimisht dhe e organizuar per racizem denohet penalisht!! Shresoj drejtesia shqiptare te jete me e ndergjegjshme dhe me e shpejt ne reagimin kunder dhunes psikologjike qe shume shpejt pa e kuptuar mund te kthehet dhe ne fizike fenome absolutisht te pa papranueshme!!Si mundet nje kryetare e te drejtave te njeriut te jete pjesmarrese e " flakt" e dhunes psikologjike Jorida Tabaku?? Duhet te vazhdoj te ushtroj kete detyr??
Përgjigju