Ambasadori i OSBE-së: Siguria në Shqipëri është rritur krahasuar me 5 vite më parë

Ambasadori i OSBE-së: Siguria në Shqipëri është rritur krahasuar me 5 vite më parë

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernardt Borchard 

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernardt Borchard  është shprehur nga Fieri ku mori pjesë në një aktivitet se ka një përmirësim të ndjeshëm të sigurisë në vendin tonë. "Ne jemi këtu për të përmirësuar programet se si policia dhe oficerët e policisë t'i vinë në ndihmë qytetarëve" tha ai.

Ambasadori i OSBE Borchardt deklaroi se "siguria në vend është rritur dhe kjo falë rritjes së efikasitetit të policisë". Duke folur në vecanti për Fierin Borchardt është shprehur se krahasuar me 5 vite më parë rritja e sigurisë së publikut dhe individit është rritur së tepërmi. Për këtë ai ka shprehur një vlerësim për policinë e shtetit.

Borchardt është shprehur se ky program dhe takim i këtij niveli do të zhvillohet edhe në rrethe te tjera dhe ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe ndërgjegjësimit në komunitet për të denoncuar cdo rast te shkeljes se ligjit ne rajonin dhe vendin ku banon. Në fund ai nuk ka pranuar që të flasë për zhvillimet politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll