Ambasadori i Rusisë në Britani:
Diplomatët e përjashtuar largohen më 20 mars
Ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar deklaroi se diplomatët e përjashtuar për helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij do të largohen më 20 mars.
Pas deklaratave të May-t për përjashtimin e 23 diplomatëve ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit rus në Mbretërinë e Bashkuar. Ai deklaroi se diplomatët e përjashtuar për helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij do të largohen më 20 mars.
“23 diplomatët e përjashtuar nga Britania e Madhe, siç është urdhëruar nga Kryeministrja Britanike Theresa May, për helmimin e Sergei dhe Julia Skripal, do të largohen më 20 mars,” tha të premten ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, Aleksandër Jakovenko.
"Së bashku me anëtarët e familjes flasim për rreth 80 vetë", shtoi ambasadori.
Më parë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve, konfirmoi se Moska do të hakmerret për këtë. Lavrov tha se Rusia nuk u kushton më vëmendje akuzave kundër tyre, duke sugjeruar se është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare që May po refuzon të bashkëpunojë me Rusinë.
Udhëheqësi i Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Corbyn, ishte midis disa zërave të shquar perëndimorë që nxitën qetësinë. Corbyn qëndroi kundër nxitimit të gjykimit pa prova të plota.
Marrëdhëniet diplomatike midis Londrës dhe Moskës kanë ngrirë pas incidentit. Duke ju drejtuar parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën, May tha se Rusia ishte fajtore për sulmin dhe njoftoi planet për të dëbuar 23 diplomatë rusë, të cilët ajo e përshkroi si "oficerë të padeklaruar të inteligjencës".
Redaksia Online
A. S/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35