Ambasadori i SHBA Hovenier: Po përballemi me disa sfida me qeverinë e Kosovës! Ndikim në partneritetin mes vendeve

Ambasadori i SHBA Hovenier: Po përballemi me disa sfida me qeverinë e Kosovës! Ndikim në partneritetin mes vendeve

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se SHBA po përballet me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës, të cilat sipas tij kanë ndikuar edhe në partneritetin mes dy vendeve.

Po, ambasadori shtoi se përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet i fortë.

"Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e tashmë ndërmjet ShBA-ve dhe anëtareve therë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë të udhëhequra me qeverinë e kryeministrit Kurti. Po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç Zëvendësi i Departamentit të shtetit më herët, Qeveria Amerikane shpreson se qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtar të Kosovës.  Përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë i hekurt si gjithmonë", tha Hovenier.

Këto komente Hovernier i bëri pas nënsshkrimit të marrëveshjes me USAID-in në vlerë prej 35.5 milionë dollarësh./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Vorë/ Një i plagosur me armë, ende nuk dihet shkaku

Vorë/ Një i plagosur me armë, ende nuk dihet shkaku