Ambasadori Amerikan, Donald Lu ka zhvilluar një takim rreth një orësh me deputetin socialist Pandeli Majko.
 
Takimi ka ndodhur mesditën e sotme në zyrën e z. Majko në Kryesinë e Kuvendit.
 
Majko është kryetar i grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA, ndërsa pritet që ky grup të shoqërojë kryeparlamentarin Meta në vizitën e tij në Uashington muajin tjetër.

Më pas ambasadori Lu shkoi në Selinë e PD-së, ku u takua me Lulzim Bashën.
Ende nuk është bërë publik ndonjë detaj rreth dy takimeve që ka zhvilluar ambasadori i SHBA me Majkon dhe Bashën.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)