Ambasadori i SHBA-ve pas vizitës së Chollet: Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë

Ambasadori i SHBA-ve pas vizitës së Chollet: Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë

Ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier

Pas vizitës së Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka shkruar se ishte i nderuar që zyrtari i lartë i SHBA-ve të pritej në Kosovë.

Ambasadori ka thënë se partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është i fortë.

“I kënaqur që e mirëpritëm këshilltarin e Departamentit të Shtetit në Kosovë dje. Partneriteti ynë me Kosovën është i fuqishëm. Gjatë qëndrimit këtu, këshilltari Chollet u angazhua me një varg udhëheqësish, përfaqësues qeveritarë e të shoqërisë civile dhe gazetarë”, shkruan Hovenier.

Kujtojmë se gjatë ditës së mërkurë, qëndroi për nnjë vizitë zyrtare në Kosovë këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet.

Ky i fundit pati takime të ndara me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e partive opozitare, ata të Listës serbe e shoqërisë civile.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat