Ambasadori i Ukrainës në Serbi
paralajmëron njohjen e Kosovës

Ambasadori i Ukrainës në Serbi<br />paralajmëron njohjen e Kosovës
Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Alexandër Alexandrovich, ka paralajmëruar njohjen e Kosovës nga  Ukraina pas votës kundër të Serbisë për Rezolutën e OKB-së, për shkeljen e të drejtave të njeriut në Krime.
 
"Ky qëndrim i Serbisë mund t'i kthehet pas, pasi Ukraina mund të mos ta njohë më Kosovën si pjesë të Serbisë. Serbia i ka qëlluar vetes me këmbë", është shprehur ambasadori ukrainas në mediat serbe.
 
Më 19 nëntor, OKB-ja miratoi një Rezolutë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit.
 
Kjo rezolutë dënonte shkeljet dhe abuzimet ndaj banorëve të Krimesë, ku përfshihen, rrëmbimet, vrasjet pa gjyq, diskriminime, torturë dhe shumë shkelje të tjera të të drejtave të njeriut.
 
Kjo rezolutë  u kundërshtua nga 26 vende, përfshirë edhe Serbia e cila votoi kundër.
 
Redaksia Online
D.T.SHqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes