Ambasadori italian takohet me Dumanin: Mbështetje e pakushtëzuar ndaj SPAK! Thelbësore puna e përbashkët ndaj korrupsionit

Ambasadori italian takohet me Dumanin: Mbështetje e pakushtëzuar ndaj SPAK! Thelbësore puna e përbashkët ndaj korrupsionit

Ambasadori italian, Fabrizio Bucci dhe kreu i SPAK, Altin Dumani

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, është takuar ditën e sotme me kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumanin për herë të parë që prej kur ky i fundit u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme në 16 dhjetor të vitit të kaluar.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Bucci shkruan se puna e përbashkët e autoriteteve shqiptare dhe italiane kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet thelbësore për të dy vendet. Ai konfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe theksoi se puna e SPAK duhet të vijojë në pavarësi të plotë.

“Takim frytdhënës e i ngjeshur me Altin Dumani, duke i uruar punë të mbarë. U rinovua mbështetja e plotë dhe e pakushtëzuar e ndaj SPAK, që duhet të punojë në pavarësi dhe liri të plotë, pa kushtëzime. Puna e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet thelbësore për të dy Vendet. Do të vijojmë të bashkëpunojmë me shumë përkushtim e efikasitet”- shkruan Bucci pas takimit me Dumanin.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939