Ambasadori italian Fabrizio Bucci ishte i ftuari special në takimin Partizani - Bylis.

Bucci u prit nga presidenti Gazment Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit ku u njoh me investimin madhor të kryer në kompleksin sportiv Partizani.

Ambasadori italian siç edhe e ka konfirmuar do të jetë një nga partnerët kryesor në mbështetje të projekteve që Partizani pritet të realizoj në vazhdim fal edhe bashkëpunimit me ambasadën Italiane në Tiranë.

Partizani fitoi 2-1 me Bylisin për javën e 30-të në Superligë.