Ambasadori izraelit në Serbi: Njohja 
e Kosovës, një çështje e komplikua

Ambasadori izraelit në Serbi: Njohja <br />e Kosovës, një çështje e komplikua
Ambasadori izraelit në Serbi Josef Levi e quan të komplikuar çështjen e njohjes së Kosovës nga Tel Avivi.

“Nuk kemi asgjë nuk ka asgjë kundër popullit të Kosovës. Shpesh udhëtoj atje dhe me ata flas hapur dhe përzemërsisht. Shumë shqiptarë kanë shpëtuar hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, vendimi që të mos e njohim Kosovën është i lidhur ngushtë me dialogun ndërmjet Izraelit dhe Palestinës. Pra kjo më pak është e lidhur me konfliktin tuaj, e më shumë me konfliktin tonë privat, me sfidën e Lindjes së Mesme ”, ka theksuar Levi në një intervistë për gazeta “Kurir” të Beogradit.
 
Ai thekson se Marrëveshja e Brukselit është “kryevepër” dhe thekson se ajo është model të cilin Izraeli do ta dëshironte ta zbatonte .

 “Marrëveshja e Brukselit është kryevepër. Ky është një model të cilin do të dëshironim ta zbatonim. Dhe nuk është vetëm marrëveshja, por edhe përpjekja që të dy palët të sjellin frymë të re në zgjidhjen e konflikti shumëvjeçar. E di ç’dhembje kanë serbët për të gjitha ato nga e kaluara pasi ata Kosovën e kanë tokë të shenjtë. Njësoj është edhe për shqiptarët. Dhe përkundër të gjitha atyre që kanë ndodhur, dy kombet vendosen t’ia zgjasin duart njëri -tjetrit, të ulen e të bisedojnë. Për këtë duhet shumë kurajë e guxim”, ka thënë Levi.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje