Ambasadori japonez takim me kryebashkiakun e Fierit: Shqipëria duhet të integrohet në BE

FIER- Ambasadori Japonez në Tiranë, Takada Mitsuyuki ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi në kuadër edhe të ditës së çlirimit të Fierit. Në një deklaratë për mediat, Mitsuyuki shprehu mbështetjen e Shqipërisë për perspektivën evropiane, teksa thekson se integrimi në BE është shumë i rëndësishëm.

“Qeveria japoneze mendon se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i gjithë rajonit në Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye edhe qeveria japoneze ka investuar për përmirësimin e cilësisë së jetesës së shqiptarëve sepse mendon që do të jetë një hap më tepër që do të ndihmojë në integrimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë”, tha Mitsuyuki

Ambasadori u ndal edhe tek investimet e qeverisë japoneze në Shqipëri, i cili thotë se Bashkia e Fierit do të jetë një prioritet i investimeve të mëtejshme. Ndërkohë, ambasadori ka uruar qytetarët për ditën e çlirimit të Fierit. 

“Që këtej e tutje do fillojmë të flasim në mënyrë më konkrete për realizmin e projekteve mes bashkisë së fierit dhe ambasadës së japoneze, shpresoj që të mundemi të përmirësojmë marrëdhëniet dhe të risim bashkëpunimin në investime dhe projekte të ndryshme, si në biznes. Doja t’iu uroja për ditën e çlirimit të Fierit”, u shpreh.

I pyetur mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Takada Mitsuyuki tha se ambasada e ka mbështetur shumë vendin tonë, por sipas tij nuk mund të komentojë qëndrimet e diplomatëve amerikan.

Si ambasador i një shteti tjetër nuk Japonia nuk mund te komentoj deklaratat e ambasadoreve të shteteve të tjera. Por mendoj se ambasada amerikane e ka mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë dhe është një aleate i rëndësishëm i Shqipërisë. Kjo është gjithçka që mund të them, nuk mund të komentoj veprimet dhe qëndrimet e ShBA”, vijoi ambasadori.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI