Ambasadori kinez në Rusi: Jemi më afër se kurrë ribashkimit me Tajvanin

Ambasadori kinez në Rusi: Jemi më afër se kurrë ribashkimit me Tajvanin

Flamuri i Kinës dhe Tajvanit

Kina po bën hapa të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit të saj të kahershëm të ribashkimit me Tajvanin, tha Zhang Hanhui, ambasadori të Pekinit në Rusi në një intervistë për Ria Novosti.

“Kina është më afër se kurrë më parë në histori për arritjen e përtëritjes së madhe të kombit kinez. Kina ka forcën për ta realizuar këtë qëllim dhe është më afër arritjes së ribashkimit të plotë”, tha ambasadori.

Hanhui nënvizoi më tej se kjo është një ngjarje historike që askush nuk mund ta ndalojë, dule theksuar se vendosmëria kineze në lidhje me mbrojtjen kombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial nuk duhet të minohet.

Nga ana tjetër gjatë fjalimit për Vitiin e Ri, më 31 dhjetor 2024, presidenti kinez Xi Jinping përforcoi vizionin e tij të unitetit midis Tajvanit dhe Kinës kontinentale, duke i përshkruar të dy palët si "një familje" dhe duke pohuar se ribashkimi i tyre është një pashmangshmëri historike.

"Ne do të ndjekim në mënyrë të pashmangshme kursin tonë politik "një vend, dy sisteme". Do të ruajmë prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të Hong Kongut dhe Makaos. Bashkatdhetarët në të dy anët e ngushticës janë një familje dhe askush nuk mund të na marrë, askush nuk mund të ndalojë prirjen historike për ribashkimin e atdheut”, deklaroi Xi, duke iu drejtuar kombit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner

Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner