Ambasadori King-Smith ishte sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku zhvilloi një takim me kreun Altin Dumani dhe me prokurorë të tjerë.

Së bashku me King-Smith ishin dhe dy gjyqtarë britanikë, Dingemans dhe Picton.

Në njoftimin e dhënë nga SPAK në rrjetet sociale thuhet se u diskutuan çështje kyçe si ngritja e kapaciteteve në bashkëpunim gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në Mbretërinë e Bashkuar.