Ambasadori letonez per A1 Report:
Vleresojme reformat e Shqipërise

Ambasadori letonez per A1 Report:<br />Vleresojme reformat e Shqipërise
Letonia ka hapur zyrtarisht edhe konsullatën e nderit në Tiranë, në një koncert të veçantë ku ishin të pranishëm edhe ambasadorë, deputetë,  ambasadori i Letonisë për Ballkanin Artis Bertulis. Zoti Bertulis duke folur për televizionin  A1 Report, shprehet për sfidat e integrimit që po kalon Shqipëria, ecurinë e viteve të fundit.
 
Zoti Bertulis flet edhe në emër të shtetit që ka ende presidencën e Bashkimit Europian. Ndërkaq konsull i nderit për Shqipërinë është zgjedhur ish diplomati Sokol Kraja. 

Ambasador në radhë të parë desha t'ju falenderoj që pranuat këtë intervistë për A1 Report. Letonia në fund të këtij muaji mbyll presidencën 6 mujore të Bashkimit Europian. Doja t’ju pyesja kur mund që Shqipëria të hapë negociatat për anëtarësim sipas jush?

Ju falenderoj që më ftuat, dhe desha të përgëzoj Shqipërinë, sepse ka bërë një process shumë të sukseshëm reformash, kemi parë progress të dukshëm. Kjo u duk në dhënien e statusit kandidat që mori Shqipëria vitin e kaluar, për të cilën ne jemi shumë të kënaqur dhe krenar do të thoja. Letonia është një nga vendet që i njeh perfitimet nga procesi integrimit sepse jemi anëtarë, por edhe pjesën që ka të bëjë me pregatitjet e para anëtarësimit. Këtë vit ministri i jashtëm i vendit tim, sëbashku me ministrin e jashtëm shqiptar, drejtuar këshillin e anëtarësimit. Dhe ne vumë re, progress të dukshëm në plotësimin e reformave nga Shqipëria. Mendoj se jeni ne një rrugë shumë të qëndrueshme, por detyra kryesore e zgjerimit ju takon juve. Kjo nuk është e lehtë ne e dimë, vendit tim ju deshën 10 vjet për të përmbushur këto kritere. Dhe ju mund të besoni te ne, sepse do ju japim ndihmën dhe eksperiecën tonë. 

foto

Integrimi i rajonit, besoni do të jetë në bllok, apo do të jetë veçmas?

Besoj se parimi është që cdo shtete punon dhe prnaohet në bazohet në meritat dhe arritjet personale te cdo shteti. Perfundimisht besoj se nuk do te jetë një zgjerim në bllok për vendet e Ballkanit. Ky nuk është zgjerim politik, dhe për këtë marr shebull edhe vendin tim. Që pavarësisht meritave, gjykimi u bë në bazë të meritave personale të cdo vendi. Sepse edhe jemi vendet Balltike kemi ndryshime të dukshme mes nesh. Ne e filluar procesin e negociatave 2 vjet pas Estonisë por u bëmë pjesë e Bashkimit Europian në të njëjten kohë. Cfarë tregon se do të bazohet në merita dhe arritjen e objektivave të sejcilit shtet. 

Ju më thatë që kjo është vizita juaj e 5-të në Shqipëri, por kësaj radhë keni një mision ndryshe pasi është hapur edhe konsullata e nderit këtu, me konsull Sokol Krajën. Çfarë prisni nga ky hap i rëndësishëm?

Ne jemi shumë të kënaqur që kjo ditë erdhi, kam qenë në Shqipëri për herë të parë 2 vite më parë. Kam vizituar disa vende sidomos Tiranën disa herë, dhe mund të them ka një ecuri shumë positive në këto 2 vite dhe dua tju përgëzoj për këtë. Unë nuk ushtroj aktivitetin tim të përditshmë diplomatic këtu, por e ushtroj në Romë Itali. Por pavarësisht kësja i ndjek ngjarjet në Shqipëri, dhe është shumë e rëndësishme që kemi një perfaqësues lokal, një ish diplomat me cilësi shumë të mira si Sokol Kraja që do të na përfaqësoj këtu, dhe ajo që presim është të rifillojmë aktivitetet tona ekonomike , mes njerëzve . si ditën e sotme psh kemi një concert shumë të vecantë në këtë sallë të bukur, me muzikantë Letonez. Prandaj ju bëj thirrje qytetarëve në Tiranë dhe atyre në cdo qytet tjetër , që të telefonojnë konsullin tonë në Shqipëri zotin Kraja, dhe të pyesin për zhvillimin e turizmin, apo edhe për cështje të tjera si turizmi etj.

hitaj me ambasadorin
 
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve