Ambasadori Lu pas takimit me
Berishën shkon në zyrën e Bashës

Ambasadori Lu pas takimit me<br />Berishën shkon në zyrën e Bashës
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka lënë përgjysmë takimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, dhe është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu.
 
Burime brenda PD-së bëjnë me dije se në fokus të këtij takimi është konsensusi i kërkuar mes PD dhe PS për propozimin hibrid të bërë nga SHBA.
 
Ky takim i Berishës me Lu-në vjen vetëm pak orë pas bërjes publike të propozimit të ri të partisë demokratike për Reformën në Drejtësi, konkretisht përjashtimin e ndërkombëtarëve nga procesi i përzgjedhjes së prokurorëve e gjyqtarëve.

Pas takimit me Berishën, ambasadori amerikan, Donald Lu, ka shkuar në zyrën e kryetarit të PD, Lulzim Basha. 
 
Pas publikimit të propozimit, Donald Lu shprehu edhe zhgënjimin e tij për kreun demokrat, ku tha se PD vetë kishte kërkuar asistencë ndërkombëtare pasi përzgjedhja e kandidatëve nga 12 anëtarët e zgjedhur në komisionin e vettingut mund të përbënte konflikt interesi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot