Ambasadori i Shqipërisë në kosvë, Qemal Minxhozi
PRISHTINË, 24 Qershor /ATSH-B.Jashari/ -Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha sot se statusi i vendit kandidat është rezultat i një koordinimi perfekt midis kërkesave të BE-së dhe qeverisë shqiptare për të përmbushur ato kritere që Shqipërinë tani e radhisin vetëm një hap larg Bashkimit Evropian.
Për Radio Kosovën, Minxhozi po ashtu ka theksuar se tani mbetet Kosova jashtë kësaj shënjestre, por që shprehet optimist se edhe Kosova do të arrijë shumë shpejt në këtë shkallë të përafrimit me Bashkimin Evropian.
Madje, ai ia ka hedhur "barrën" Shqipërisë, e cila, pas këtij suksesi do të duhej të bëhet faktor edhe për Kosovën në këtë drejtim. "Shqipëria duhet të bëhet një faktor nxitës edhe për Kosovën që edhe ajo së shpejti të afrohet në këto parametra evropiane dhe të jetë pjesë e familjes evropiane duke marrë statusin e vendit kandidat dhe liberalizimin e vizave", ka thënë ambasadori Minxhozi, i cituar nga RTK. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com