BEOGRAD- Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës. Kështu ka thënë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.

“Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, ka thënë Nabhan.

Sipas tij, zhvillimet në Rripin e Gazës dhe çështja e Kosovës janë çështje krejtësisht të kundërta.

“Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izrealit. Këto janë territore të okupuara, ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë”, tha ambasadori palestinez në një intervistë dhënë "Danas".

Ai ka shtuar se Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit.

Marrë nga "Tribuna"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)