Rusia synon që problemet me bllokimin e karvanit humanitar në vendkalimin kufitar midis Kosovës dhe Serbisë ta paraqesë në samitin e sotëm të Bashkimit Evropian me Rusinë, i cili mbahet në Bruksel, ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass.
Sipas ambasadorit rus Aleksandar Konuzin, i cili shoqëronte karvanin me ndihma humanitare për serbët e Kosovës, që gjendet në Jarinë, bllokimi nga ana e EULEX është shndërruar në “mjet të shantazhit politik”.
EULEX, ka ofruar dy opsione para autoriteteve ruse; opsioni i parë ka të bëjë me përcjelljen e policisë kur bëhet fjalë për një karvan kaq të madh ndihmash dhe opsioni i dytë është shfrytëzimi i vendkalimit kufitar në Merdare.
Të dyja opsionet, ambasadori rus i ka hedhur poshtë, duke akuzuar EULEX-in për njëanshmëri
/Shqiptarja.com