Ambasadori rus në OKB: Trupat ruse po bëjnë përparim në Donbas

Ambasadori rus në OKB: Trupat ruse po bëjnë përparim në Donbas

Forcat ruse po përparojnë në rajonin lindor të Donbasit, ka thënë ambasadori rus në OKB Vassily Nebenzia.

Duke folur për BBC, ai hodhi poshtë komentet në lidhje me ngecjen e operacionit të Moskës, ose duke mos lëvizur siç ishte parashikuar, duke thënë se po bëhet përparim.

"Askush nuk premtoi se do ta jepte fitoren në tre apo shtatë ditë”, tha ai.

Në fillim të kësaj jave, Nebenzia u largua nga një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel fajësoi pushtimin rus të Ukrainës për shkaktimin e një krize globale ushqimore.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Pro-rusët dënojnë me vdekje dy britanikët që luftuan me ushtrinë ukrainase! Putin: Rusia nuk do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?