Ambasadori serb nga Kukësi: Rinia po vendos miqësinë mes dy vendeve

Ambasadori i Serbisë në Tiranë Miroljub Zariq ka vlerësuar bashkëpunimin që ka nisur të thellohet mes dy vendeve duke sjellë impakt edhe në ekonominë e dy vendeve. Klima e krijuar nga dy kryeministrat Rama e Vuçiç, ka çuar sipas tij  një atmosferë të re marrëdhëniesh, ku janë rritur shkëmbimet tregtare në 191 milionë euro, në një kohë kur në 2005 ishin vetëm 41 milionë euro.

I pranishëm në një aktivitet përmbyllës të një projekti social për të rinjtë  në Kukës, ambasadori i Serbisë Miroljub Zariq, ka premtuar vijimësinë e mbështetjes sidomos për  të rinjtë në shumë fusha si arsim, kulturë, sport etj, por dhe forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve. 

”Është shumë e rëndësishme që të rinjtë nga Serbia dhe Shqipëria  janë takuar se pari në Serbi dhe tani në Shqipëri dhe kanë  vendosur miqësi të reja. Jam i sigurt se ata janë përfaqësueses të një ure të re bashkëpunimi në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një takim i tillë nuk mund të realizohej pesë vite më parë. Ky takim është vazhdimësi e një shpirti të ri, e një atmosferë të re të marrëdhënieve në mes dy vendeve tona. Kjo klimë është krijuar falë dy kryeministrave Vuçiç dhe Rama.

Në mes dy vendeve tona është vendosur një bashkëpunim i ri ku më rëndësishmja është ekonomia. Vitin e kaluar marrëdhëniet tregtare ishin 191 milionë euro në një kohë kur në 2005 ishin vetëm 41 milionë euro’’ka thënë Miroljub Zari. Projekti “Të rinjtë Shqiptarë dhe Serbë, së bashku për përfshirjen sociale” u përmbyll në Kukës, një nga zonat ku problemet sociale janë më të mprehta. Të rinjtë nga Kukësi dhe Serbia kanë ndarë përvojat e punës së tyre në partneritet.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofte PAQJA: 28/02/2019 23:54

    Jo vetem Rama, po eshte ne genin e shqiptarit kjo miqesi. Nje pjese e mire e shqiptareve kane ne genet e tyre gjakun sllav e posaçerisht ate serb. Sllavet ne shekullin e VII, VIII, IX e X kane ardhur me shumice ne trojet e Arberve te Shenjte dhe kane qendruar shume gjate e natyrisht jane perzjere e nakatosur me ta. Ata kane shkuar deri ne jug te Peloponezit (Morese) dhe jane perzjere natyrisht edhe me greket. Ne Shqiperi si edhe ne Greqi midis te tjerave, jane ne nje mase teper te madhe genet e popujve sllave. Edhe Skenderbeu i Madh ka qene nje perzjerje e sakte e ketyre kombeve (Arber + Thrakas + Serb, e ndoshta edhe Grek). Jane te tjere ata qe DUAN me çdo kusht te mbjellin urrejtje e perçarje me te gjitha format e menyrat... Kemi qedruar me shekuj e shekuj bashke, dhe pothuajse jemi aq afer, po aq afer sa as dhe vete ju nuk e dini... Dhe per ti rene shkurt, pse nuk beni te gjithe, po te gjithe, analizat e ADN-se, e do te shihni se ç'fare do te dilni... Tani shkenca, fatmiresisht i jep shpejt e sakte pergjigje shume e shume pikepyetjeve e enigmave dhe patjeter qe do ti presi edhe rrugen horrave e djajve qe duan vetem luftra e gjak e kaos gjithandej e paqja, respekti e miresia, i verbon e i shkaterron planet e tyre djallezore...

    Përgjigju
  • Ilir: 28/02/2019 20:50

    Nga Kukesi qe e keni shkelur, therur, djegur e masakruar me 1912 dhe 1915. Nga Kukesi qe e mbushet me mina me 1998-1999. Qe ketu paska zgjedhur te na flase per miqesine pa kerkuar falje per masakrat, pa njohur Kosoven, pa gjetur te humburit, pa zhdemtimet e luftes...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ E enjtja e pajës, ekspozitë me ‘Punimet e Dashurisë’

Korçë/ E enjtja e pajës, ekspozitë me ‘Punimet e Dashurisë’