Ambasadori shqiptar deputetëve britanikë në Komision: Ndaloni fushatën e diskriminimit ndaj shqiptarëve! Po bulizohen fëmijët në shkolla

Ambasadori shqiptar deputetëve britanikë në Komision: Ndaloni fushatën e diskriminimit ndaj shqiptarëve! Po bulizohen fëmijët në shkolla

Ambasadori shqiptar në Britani e Madhe, Qirjako Qirko

TIRANË- Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko u ka bërë thirrje deputetëve britanik për t'i dhënë fund “fushatës së diskriminimit” ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë në vend,  pasi sipas tij fëmijët po “ngacmohen në shkollat ​​e tyre” për shkak të kombësisë. I pranishëm në Komisionin e Punëve të Brendshme, Qirko tha se duhet të ndalojnë së ndërtuari steriotipe negative që lidhen me shqiptarët.

“Do të doja të përfitoj nga ky rast për të kërkuar që kjo fushatë diskriminimi ndaj qytetarëve shqiptarë që jetojnë këtu në Britani të Madhe të ndalet. Sidomos në pjesë të mediave kundër njerëzve të mi që jetojnë këtu. Duhet të ndalet sa më shpejt sepse ka njerëz sidomos të rinj që bullizohen në shkollat ​​e tyre vetëm pse janë shqiptarë”, tha Qirko.

Ai theksoi se mbi njëqind mijë shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe ka mjekë, avokatë dhe inxhinierë.

"Përforcimi i stereotipeve negative për një kohë të gjatë nxit vetëm diskriminimin dhe racizmin”, u shpreh ai.

I pyetur nga deputeti konservator, Tim Loughton, nëse ai pajtohet që Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të njohë asnjë kërkesë për azil nga shtetasit shqiptarë, ai tha: "I takon autoriteteve britanike të vendosin. Nuk mund ta diskutoj këtë çështje sepse nuk është problemi im. Ajo që mund të them është se Shqipëria është një vend i sigurt."

I pyetur sërish nëse qeveria shqiptare do të kishte problem nëse kjo do të bëhej politikë e Mbretërisë së Bashkuar, ai tha: “Nuk dua të komentoj... Nuk më lejohet të komentoj”, tha ai.

Reagimi i tij vjen pasi Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman muajin e kaluar iu referua "kriminelëve shqiptarë" në Parlament. Komentet e Braverman bënë që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të reagonte duke thënë se deklaratat e saj janë "thjesht ksenofobike". Rama akuzoi Sekretaren e Brendshme për "diskriminim" ndaj shqiptarëve, sipas së cilit kjo ishte një “retorikë e lehtë për të justifikuar politikat e dështuara”.

Shqiptarët përbëjnë mbi 1/3 e 33,000 emigrantëve që mbërritën në nëntë muajt e parë të këtij viti me gomone. Qeveria britanie është nën presion të madh nga deputetët konservatorë për t'u marrë me çështjen e trafikantëve të njerëzve që përdorin gomone për të transportuar emigrantët përtej Kanalit të La Manshit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë