Ambasadori shqiptar i përgjigjet
Shkupit për platformën shqiptare

Ambasadori shqiptar i përgjigjet<br />Shkupit për platformën shqiptare
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka shprehet se Shqipëria nuk po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se deklarata/platforma e 7 Janarit është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit (MO).
 
Aktoret politik dhe autoritetet maqedonase janë shprehur më shumë se një herë gjatë muajve të fundit lidhur me atë që ata e konsiderojnë si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë, nga përfaqësues të vendeve të ndryshme, përfshirë, siç thonë, edhe nga rajoni.
 
Është një analizë dhe qëndrim me të cilin ne nuk biem dakord, por si gjithnjë e mbajmë shënim dhe pikërisht këtë kam bërë, duke theksuar gjithsesi se Shqipëria as ka ndërhyrë e as ndërhyn në punët e vendeve të tjera, se ajo ka treguar konkretisht e në mënyrë të vazhduar se gjithnjë dëshiron e punon për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi, të fqinjësisë së mirë dhe miqësisë mes popujve. Ky është investimi i ynë në marrëdhëniet me Maqedoninë
” tha Reka për Zhurnal.mk.
 
Ambasadori sqaron se çfarë u ka thënë zyrtarëve në ministrinë e jashtme të Maqedonisë, të udhëhequr nga Nikolla Poposki për deklaratën/platformën e partive shqiptare.
 
Nga ana ime theksova në takim  dy elemente themelore: së pari faktin se përmbajtja e platformës së partive shqiptare në Maqedoni është tërësisht në pajtim dhe rrjedh nga programet politike të atyre partive dhe nga  Marrëveshja e Ohrit, zbatimi i të cilës përbënë gurin themelor të stabilitetit në vend; dhe së dyti, atë që është theksuar në mënyrë të përsëritur nga autoritetet në Shqipëri e qe nuk duhet harruar asnjëherë:  Shqipëria është një nga vendet e para që e ka njohur Maqedoninë, se nuk e ka vënë në dyshim integritetin, apo identitetin e saj dhe ka qenë e mbetet një mbështetëse e fuqishme e aspiratave euroatlantike të saj (Maqedonisë)”, tha Reka.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane