Ambasadori shqiptar rrëfen për
Report Tv sulmin në Barcelonë

Ambasadori shqiptar rrëfen për<br />Report Tv sulmin në Barcelonë
Ambasadori shqiptar në Madrid, Rezar Bregu në një lidhje telefonike për Report Tv nga Spanja konfirmon se nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga sulmi terrorist në Barcelonë mbrëmjen e djeshme.
 
Ndërsa shton se Spanja u vendos në shënjestër të ISIS, pasi ishte e pozicionuar qartë dhe fuqishëm në luftën kundër Shtetit Islamik.
 
Rezar Bregu deklaron se niveli i sigurisë në Spanjë pas sulmit është maksimal. Nga sulmi në Barcelonë 13 persona humbën jetën, ndërsa mbi 100 të tjerë u plagosën.
 
Autoritetet spanjolle parandaluan edhe një tjetër sulm në mesnatë pranë Barcelonës duke vrarë 5 terroristë, që po përgatiteshin për një tjetër akt.

Intervista e plote e ambasadorit shqiptar ne Madrid, Rezar Bregu
 
Si është situata në Spanjë?
E kemi ndjekur me shumë shqetësim situatën meqë ka edhe turistë shqiptarë, pasi Barcelona është qyteti Europian i turizmit këtë vit. Nga kontaktet edhe konsullatën nuk rezulton që të ketë asnjë shqiptar të lënduar.
 
Ju keni nxjerrë edhe një numër kontakti për shqiptarët, ka pasur kontakte?
Menjëherë ka pasur kontakte të vazhdueshme kemi nxjerrë edhe një njoftim në faqen e internetit. Përmes numërimit kemi njoftuar se cdo kush që mund të ketë shqetësime të marrë. Kemi edhe një numër tjetër ku mund të na kontaktojnë 0034915626988.
 
Sa janë personat në kërkim?
Gatishmëria ka qenë e lartë pas sulmeve në Europë. Spanja është vend që është vendosur kundër ISIS. Alarmi ka qenë 4 nga 5, maksimalja. Në këto kushte nuk mund të thuhej se pritej në Barcelonë, por erdhi në një situatë të papritur. Janë nga 15 nacionalitete të plagosurit në Barcelonë.
 
Ndaj selive diplomatike ka pasur rritje të masave të sigurisë?
Në Madrid është niveli 4 nga 5 i sigurisë, gjithmonë jemi në ruajtje gjatë gjithë kohës.
 
Çfarë ndryshimi ka nga sulmet në 2004 të Al Kaedës?
Kjo vjen në vazhdën e sulmeve me mjete në Europë. Sigurisht që bëhet fjalë për një reagim të ISIS kundër vendeve të koalicionit anti-terror, kjo lidhet edhe me faktin që Spanja po prononcohet në luftën anti-ISIS. Përmasat e sulmit në 2004 ishin më të mëdha, por edhe në Barcelonë ishte i rëndë sulmi. Eksperienca e Spanjës në luftën anti-terror është e madhe, nisur nga ETA. 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat