SHKODER- Ambasadori Suedez përcolli sot edhe një herë shqetësimin e Suedisë për numrin e lartë të azilkërkuesve. Pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e bashkisë së Shkodrës,ambasadori Patrik Svensson tha se numri i lartë i azilkërkuesve rrezikon liberalizimin e vizave.
Në vlerësimin e tij është e papranueshme që për shkak të një grupi të vogël që abuzon me lirinë e lëvizjes, të rikthehet regjimi i vizave. Ai kërkoi marrjen e masave për të ulur numrin e azilkërkuesve. "Me këtë ritëm Shqipërisë i rrezikohet liberalizimi i vizave”- tha Svensson. Sipas tij janë 1300 persona të cilët kanë bërë kërkesa për azil nga janari deri në nëntor.
"Eshtë e vërtetë që në Suedi ka një rritje të numrit të madh të azilkërkuesve nga Shqipëria. Autoritetet tona janë të shqetësuara për këtë trend që ka ndodhur. Suedia ishte një nga vendet kampione dhe mbështetëset më të mëdhaja që Shqipëria të merrte liberalizimin e vizave. Rritja e numrit të azilkërkuesve është shqetësuese. Mesazhi im për të gjithë ata që kanë planifikuar të kërkojnë azil politik në Suedi është , mos harxhoni para, mos harxhoni kohë dhe mos e provoni sepse Suedia nuk do që të shohi që heqja e vizave të bëhet një problem. Ne kemi nga janari e deri para një jave mbi 1300 azilkërkues dhe kjo nuk është një gjë e mirë."- tha ambasadori për gazetarët
/Shqiptarja.com