Ambasadori suedez: Suedia,
shteti mik i afërt i Shqipërisë në BE

Ambasadori suedez: Suedia,<br />shteti mik i afërt i Shqipërisë në BE
TIRANË- “Shqipëria ka reflektuar zhvillime pozitive gjatë viteve dhe muajve të fundit”.  

Kjo është ajo çfarë mendon Ambasadori i Suedisë, Mats Staffansson.

Në një takim që pati me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, Staffansson theksoi se “Suedia është një prej miqve më të afërt të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Sipas Metës dhe ambasadorit Staffanson, “Gjithëpërfshirja, transparenca dhe konsultimi i vazhdueshëm me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit, janë baza më e mirë e angazhimit për ndërmarrjen e reformave të mëdha që ka nevojë vendi”.

Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, Meta e falenderoi  Ambasadorin Staffansson,“për mbështetjen e veçantë që Suedia jep në kuadër të reformës administrative dhe territoriale si domosdoshmëri për një pushtet vendor real, efikas dhe të aftë për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët”.

Meta tregoi mirënjohjen “për mbështetjen e pakursyer të Suedisë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si në planin ndër-parlamentar, ashtu edhe në drejtim të bashkëpunimit ekonomik”.

Ambasadori shprehu dëshirën për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh duke nënvizuar se Suedia është e gatshme t’a rrisë mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë dhe rajonit.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)