Ambasadori turk, Murat Ahmet Yorük ka vizituar bashkinë e Korçës. Ai është takuar me kryetarin e kësaj bashkie,Sotiraq Filo.
Ambasadori turk ka deklaruar se është i kënaqur që po viziton qytetin e Korçës dhe se Shqipëria me Turqinë duhet që të forcojnë marrdhëniet mes tyre.
I pyetur nga gazetarët mbi situatën gjeopolitike në Ballkan ai është shprehur se Turqia është gjendur gjithmonë pranë Shqipërisë në zhvillimin ekonomik dhe Euroatlantik.
“Jam i kënaqur që vizitoj qytetin tuaj. Është qytet shumë i bukur, që të ofron mundësi të gjera bashkëpunimi. Marrëdhëniet midis vendeve tona janë të thella dhe do të rritet me shpejtësi bashkëpunimi mes nesh në lidhje me situatën gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor.
Sidomos pas viteve 90, Turqia është gjendur pranë Shqipërisë në zhvillimin ekonomik dhe gjeo-atlantik. Turqia ka qenë pranë në kohët tuaja të vështira dhe do të vazhdojmë të jemi pranë jush. Shqipëria është vend kyç për sigurinë e Ballkanit.
Duke ditur që Shqipëria është pjesë e NATO-s, vazhdon rrugën drejt BE dhe në këtë kuptim vendi juaj ka bërë progres. Urojmë që Shqipëria të jetë pjesë e BE”, tha ai.
500 vjete kena hageree me gishta. 6 muje na pushtoje italin ne 39 dhe filluam tu hager me lug e piru. Kur te pushton nje shtet i pa i zvillun mrapa te len.
PërgjigjuTurqia i eshte borxhli shqiperise qe ne chanakale dhe me shqiptarin e madh ataturkun
Përgjigju