Ndërtimi i aeroportit të ri në Vlorë nga konsciumi që po ndërton aeroportin më të më madh në botë në Stamboll, ka përhapur opinione të ndryshme, të cilat kanë mbërritur në veshin e ambasadorit turk. Komenti i fundit, se Turqia kërkon të ushtrojë influencën e saj në vendin tonë përmes investimeve të reja, ka nxitur reagimin e ambasadorit turk.
/Shqiptarja.com
Ai u shpreh se komente të tilla janë sipërfaqësore. Ambasadori turk përmendi se ekziston një marrëdhënie e veçantë Shqipëri – Turqi dhe se investimet në vend janë në të mirë të dy vendeve mike dhe të së ardhmes së tyre.
d.gj/ Shqiptarja.com









