Një javë pasi nisi zyrtarisht punën dhe pas disa takimeve me krerët më të lartë të shtetit, ambasadori i ri amerikan në vend Eric Wendt zhvilloi këtë të hënë një vizitë në Prokurorinë e Posaçme. Vetë Ambasada ka shpërndarë foto nga takimet me kreun e SPAK Klodian Braho dhe drejtorin e BKH-së, Joni Keta.

Në mesazhin e postuar nga ambasada në Facebook thuhet se në fokus të takimeve ishte diskutimi për rolin vendimtar të institucioneve të pavarura për luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm, që janë prioritete të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump.

Vihet re se në mesazh mungon lufta kundër korrupsionit, që gjithnjë është parë si misioni kryesor i SPAK, ku edhe e ka fokusuar punën.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:

Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.

Ambasadori Eric Ëendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona.

Ambasadori Eric Wendt dhe kreu i BKH, Joni Keta