KORÇË - Prishja e kontratës me kompaninë çeke të shpërndarjes së energjisë, ÇEZ, "nuk ka qënë një hap pozitiv, por pavarësisht kësaj, miqësia mes dy vendeve është e fortë dhe unë e shoh çdo ditë këtë. ÇEZ ka ndërmarrë hapa në arbitrazhin ndërkombëtar, por para kësaj është dhe faza e pajtimit të palëve e unë shpresoj që kjo të ndodhë”. Kështu ka deklaruar nga Korça, ambasadorja çeke Bronislava Tomasova, gjatë takimit me kryebashkiakun Peleshi.
Lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit dhe situatën politike në vend, ambasadorja çeke është shprehur se “ne, si komunitet ndërkombëtar, do t’i vëzhgojmë këto zgjedhje dhe le të shpresojmë që në fund të tyre të dalim me një deklaratë se në fund u plotësuan standartet europiane”.
Lidhur me deklaratat nacionaliste të drejtuesve dhe partive politike, ambasadorja Tomasova theksoi se deklaratat nacionaliste janë shumë të rrezikshme: “Historia ka treguar se këto retorika kanë shkaktuar probleme.Sigurisht që trupa diplomatike dhe komuniteti ndërkombëtar në këtë vend i kushton një vëmendje të vecantë kësaj çështjeje dhe përpiqet të ndalojë këto retorika”.
Përsa i përket vrasjes së fundit, asaj të kryekomisarit të policisë Lamaj, ajo tha se “në çdo vend ndodhin vrasje, por shpresojmë që institucionet e hetimit t’i shikojnë me vëmendje këto ngjarje”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com