Ambasadorja e BE takon kryebashkiakun Veliaj: Të bashkuar për integrimin Europian të Shqipërisë, nuk ka kohë për të humbur

Ambasadorja e BE takon kryebashkiakun Veliaj: Të bashkuar për integrimin Europian të Shqipërisë, nuk ka kohë për të humbur

Erion Veliaj dhe Christiane Hohmann

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Takimi është publikuar nga ambasadorja Hohmann, e cila shkruan se BE do të punojnë bashkë me Shqipërinë për të çuar përpara reformat e integrimin në BE.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë thotë se nuk ka kohë për të humbur dhe se Shqipëria duhet të ndërmarrë reformat për anëtarësimin në union.

“Të bashkuar për integrimin në BE! Takimi im i parë me kryebashkiakun Erion Veliaj. Gëzohem që pranova Kullën e Sahatit, një pikë referimi kaq e veçantë për Tiranën! Gjithashtu një shenjë e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar gjatë gjithë kohës në axhendën e reformës së integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan ambasadorja.

Kryebashkiaku Veliaj i dhuroi ambasadores Hohmann, 'Kullën e Sahatit' të Tiranës.

Erion Veliaj dhe Christiane Hohmann

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë