Ambasadorja e BE, Vlahutin
30 minuta takim me Metën

Ambasadorja e BE, Vlahutin<br />30 minuta takim me Metën<br>
Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta. 

Takimi mes Metës dhe Vlahutin ka zgjatur rreth 30 minuta. Takimi i ambasadores së BE me kreun e shtetit vjen pas dekretit për lirimin e Visho Ajazi Likës nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ndërkohë, Meta pritet të shprehet në vijim sa i takon pasuesit të Visho Ajazit. Kryeministri Edi Rama i propozoi dy ditë më parë emrin e numrit dy të SHISH, Helidon Bendo. Bendo ka një përvojë 21-vjeçare në strukturat e Shërbimit Informativ, ndërsa nga prilli i 2016, mban detyrën e zv/drejtorit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë