Ambasadorja e Francës flet për negociatat e Shqipërisë: Po aq të rëndësishme sa Brexit (VIDEO)

KORÇË- Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Christine Vasac ka komentuar nga Korça situatën pak para vendimit që vendet anëtare të BE-së pritet të marrin për hapjen ose jo të negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. 

Vasac e ka cilësuar të rëndësishëm, vendimin që pritet të merret nga vendet anëtare të BE-së, ndërsa ka shtuar se ende nuk dihet nëse do të jetë pozitiv apo negativ. 

Ambasadorja e Francës ka folur edhe për takimin që ka pasur ditën e djeshme kancelarja Merkel dhe Presidentin e Francës, Macron, dhe një ndër çështjet e rëndësishme që besohet se është diskutuar kanë qenë negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, për Francën, negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë po aq të rëndësishme sa Brexit.

Nuk dua të fshihem pas gishtit. Ju keni ngritur pyetjet për rrugën europiane. Ju prisni, ne presim të gjithë bashkë përgjigjen e rëndësishme. Ne nuk dimë çfarë vendimi do jepet. Ky vendim do merret në unaminitet. Dje, kancelarja Merkel dhe Macron janë takuar në një takim të rëndësishëm.

Janë pyetje që na shpëtojnë dhe nuk i kapim dot. Është e vërtetë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim për hapjen e negociatave për në BE. Por ka çështje, që janë po aq të rëndësishëm siç është çështja e Brexit. Ky është një problem i madh jo vetëm për Francën, por gjithë vendet e Europes dhe na intereson të gjithëve. Por ka gjithashtu çështje të tjera, të tjera siç është çështja e ngjarjeve në Siri. Është gjithmonë kështu. Aktualiteti vonon mbledhjet e veta. Por dijeni, që dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e  rëndësishme, sepse ne kemi miqësi të  vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”, -tha ambasadorja e Francës.

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, nga ana tjetër beson se Franca do të ketë një rol të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë për në BE

“Shpresoj se Franca do luajë një rol të rëndësishëm në këtë rrugë për Shqipërinë dhe të luaj rolin kryesore në bashkimin europian.”-tha Filo.

Vendet anëtare të BE-së, pritet që me 17-18 tetor të vendosin nëse do të hapen negociatat ose jo të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Deri tani, Franca ende nuk ka vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajë për negociatat, ndërsa lobimin më të madh për hapjen e bisedimeve mes Shqipërisë dhe  Maqedonisë së Veriut me BE-në po e bën Gjermania, dhe personalisht kancelarja Angela Merkel.

Edhe në takimin e djeshëm që Merkel dhe Macron kanë pasur, një ndër çështjet kryesore që është diskutuar kanë qenë negociatat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë nëse Veriut me BE.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 14/10/2019 15:27

    Ambasadorja e Frances deklaron se jemi miq te vjeter me shqiptaret.Po ne rast se presidenti Makron del kunder Shqiperise i vetem ne mbare BE , atehere jemi perseri miq?Mku nuk del kundra disa hete si ju . Shqiptaret mikun e ldhin me besen tyre . Meredheniet ndermjet shteteve lidhen ne reciprocitet prandaj te shohim si do reagoni ju dhe Hollanda ne te kundert dhe qeveria shqiptare te reagoje ne maredheniet me to

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren