Shkëmbimet tregtare dhe ekonomike do të jenë në qendër të vëmendjes të ambasadores së re të Sllovenisë Lea Stančič.
Kreu i Kuvendit priti sot në një takim mirëseardhjen e ambasadores Stančič të cilës i uroi suksese në misionin e saj në Shqipëri.
Gjatë fjalës Meta shprehu mirënjohjen ndaj Sllovenisë e cila ka pasur një rol kyç në zhvillimet demokratike dhe ekonomike të Kosovës.
Në takimin dypalësh Meta tha se Sllovenia ka një rol të veçantë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Ndërsa ambasadorja sllovene Stančič shprehu kënaqësinë për fillimin e detyrës së re, si dhe siguroi kryeparlamentarin Meta për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Meta- Hajiyev: Forcimi i rolit të asamblesë për bashkëpunimin rajonal
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta pret në një takim Sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Detin e Zi, Asaf Hajiyev.
Takimi dypalësh u zhvillua me rastin e takimit të 45-të të Komisionit të Kulturës dhe Çështjeve Sociale të PABSEC në të cilën u vlerësuan përpjekjet e vendeve anëtare të organizatës për forcimin e rolit të Asamblesë Parlamentare në interes të bashkëpunimit rajonal.
Kryeparlamentari Meta gjatë fjalës theksoi se Shqipëria ka rritur prezencën e saj në organet e PABSEC dhe në këtë kuadër vendi ynë është i përkushtuar ndaj forcimit të rolit dhe efikasitetit të kësaj asambleje parlamentare rajonale.
Ndërsa Hajiyev shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të rritjes së efikasitetit të Asamblesë Parlamentare dhe në mbështetje të objektivave të përbashkëta të vendeve anëtare të PABSEC.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com